Vlogeri i njohur i teknologjisë, PhoneBuff publikoi një video të një testi në të cilin HONOR Magic6 Pro vendoset në një frigorifer në një temperaturës minus 20 gradë Celsius në laboratorin e tij.
Ai e vendosi telefonin në një frigorifer të veçantë dhe e luajti videon pa pushim, për të testuar jetëgjatësinë e baterisë në këtë temperaturë ekstreme.
“Nuk e prisja të zgjaste shumë për shkak të vetive të baterive litiium-jon, por pas një ore nga 100 për qind telefoni humbi shumë pak nga bateria, kështu që arriti në 95 për qind”, thotë ai.
Megjithatë, edhe pas katër orësh në temperatura minus 20 gradë Celsius, bateria e këtij telefoni ra vetëm në 76 për qind, në një rezultat marramendës.
Bateria e HONOR Magic6 PRO ra në 0 për qind pas 13 orëve e shtatë minutave.