Në dhjetor të vitit 2023, llogaria AssembleDebug në X njoftoi se Google po punon për një veçori që do t’i lejonte përdoruesit e saj të redaktonin mesazhet që tashmë i kanë dërguar.
Së fundmi, kjo llogari ka zbuluar se veçoria e redaktimit po vjen me të vërtetë në aplikacionin Google Messages dhe përdoruesit do të kenë mundësi të modifikojnë një mesazh deri në 30 minuta pas dërgimit të tij.
Pasi të shtypni mesazhin që dëshironi të modifikoni, klikoni ikonën e lapsit dhe do të iu shfaqet kutia me titullin “Editing message”. Pas redaktimit të tij, shtypni butonin dërgo dhe mesazhi origjinal do të zëvendësohet me atë të redaktuar.
AssembleDebug ishte në gjendje të shfaqte detaje nga ky funksion i ri, por duket se Google është ende duke punuar pasi kjo veçori nuk është shfaqur akoma.
Gjithashtu, përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin historinë e redaktimit të mesazhit, që do të thotë se një mesazh i vetëm mund të modifikohet disa herë. Përdoruesit e Android e kanë kërkuar këtë veçori për një kohë të gjatë, dhe përfundimisht ai do të vijë së shpejti.