Pavarësisht “armiqësive” mes gjigantëve teknologjik si Samsung dhe Apple, adhuruesit e telefonave inteligjentë kanë kritika të njëjta në adresë të kompanive.
Ata duken pak të zhgënjyer me përditësimet në rritje të telefonave të tyre të preferuar, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa teknologjitë themelore po evoluojnë, prezantimet e telefonave po bëhen më pak emocionuese dhe më të parashikueshme se kurrë më parë.
Kjo ngrit pyetjen logjike se çfarë mund të bëhet për të rikthyer “emocionin” e prezantimit të telefonave të ri?
Zgjidhja mund të jetë e qartë. Ndoshta prezantimi më i rrallë i modeleve. Një qasje e tillë do t’u japë kohë inxhinierëve dhe projektuesve për të krijuar veçori të tjera më të rralla.
Ashtu si në marrëdhëniet e shëndetshme njerëzore, parashikueshmëria dhe menaxhimi i pritshmërive mund të sjellë ndryshim nga i cili përfitojnë të gjithë.
Në vend të zhgënjimit, fansat do të presin premiera emocionuese për shembull çdo dy vite.