Përdoruesit e iPhone të rrezikuar nga virusi që depërton në llogaritë bankare

Mobile

Përdoruesit e iPhone të rrezikuar nga virusi që depërton në llogaritë bankare

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 09:02
Ky mund të jetë virusi i parë i krijuar për iOS, i aftë për të mbledhur të dhëna si skanimi i fytyrës, dhe mesazhet.

Shumë njerëz zgjedhin të jenë përdorues të iPhone në vend të telefonave Android për shkak të sigurisë.

Por, kjo mund të mos jetë kështu edhe për shumë kohë për shkak të një virusi të ri bankar të quajtur ndryshe si ‘trojan’, i cili është krijuar për të sulmuar posaçërisht përdoruesit e iPhone.

Sipas një raporti të detajuar nga kompania e sigurisë kibernetike Group-IB, ky mund të jetë virusi i parë i krijuar për iOS, i aftë për të mbledhur të dhëna si skanimi i fytyrës, dhe mesazhet.

Trojani tani ka një version të ri të quajtur GoldPickaxe, i cili mund të mbledhë të dhëna që synojnë ta bëjnë më të thjeshtë marrjen e fondeve nga bankat dhe aplikacionet tjera financiare. Këto të dhëna i lejojnë sulmuesit të imitojnë viktimat dhe të hyjnë në llogaritë e tyre bankare.

GoldPickaxe tani po fokusohet te përdoruesit në Vietnam dhe Tajlandë. Mirëpo, ka synim edhe për zgjerim në SHBA, Evropë, dhe pjesën tjetër të botës.

Duke pasur parasysh se sa fitimprurës mund të jetë një trojan bankar, ka të ngjarë që në të ardhmen të dëgjojmë shumë raste për këtë virus dhe hakerat pas tij.

Group-IB ka njoftuar Apple për këtë problem, andaj kompania ka të ngjarë të jetë duke punuar për ta rregulluar këtë problem.

Nëse dëshironi ta mbani të sigurt telefonin tuaj, duhet të shmangni instalimin e aplikacioneve nga burime që nuk janë të besueshme, të mos instaloni aplikacione përmes platformës TestFlight e cila nuk është verifikuar nga App Store, ta mbani pajisijen tuaj të përditësuar, dhe të jeni të kujdesshëm gjatë përdorimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat