Fshini këto aplikacione nga telefoni përpara se t’i shpenzojnë të gjitha paratë nga llogaritë e juaja bankare

Mobile

Fshini këto aplikacione nga telefoni përpara se t’i shpenzojnë të gjitha paratë nga llogaritë e juaja bankare

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 22:40
Ilustrim

Sipas Threat Fabric, ka pesë aplikacione Android që ju duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj për shkak të viruseve që ato përmbajnë.

Tashmë ato janë larguar nga Google Play Store, por do të mbeten në telefonin tuaj nëse ju i keni instaluar ato më herët.

Ky veprim nga Google vjen pasi këto pesë aplikacione përmbajnë një virus bankar (trojan) të quajtur Anatsa, me anë të së cilit hakeri mund të marrë kontrollin e telefonit tuaj pa e ditur ju, shkruajnë mediat e huaja.

Ai jo vetëm që mund të ketë qasje në të dhënat tuaja personale, por edhe mund të kryejë pagesa nga aplikacionet tuaja bankare.

Këto janë pesë aplikacionet që duhet t’i fshini nga telefoni:

Phone Cleaner – File Explorer

PDF Viewer – File Explorer

PDF Reader – Viewer&Editor

Phone Cleaner: File Explorer

PDF Reader – File Manager.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat