Një përdorues i njohur në X me mbi 1.5 milionë ndjekës ka ndarë një incident shqetësues për blerjen e tij të fundit në Amazon.
‘Gabbbar Singh’ pretendon se ka pranuar një “iPhone 15 të rremë” nga dyqani elektronik.
Ai ka ndarë fotot e produktit ku shfaqej mesazhi shqetësues: “Fatkeqësisht, Photos nuk punon”.
Në postimin e tij ai ka shprehur zhgënjimin për incidentin dhe ka pyetur ndjekësit nëse janë përballur me ndonjë problem të ngjashëm, veprim ky i cili u pasua me një përgjigje nga Amazon.
“Na vjen keq që keni marrë një produkt të pasaktë. Ju lutem plotësoni të dhënat tuaja, ne do t’iu kthehemi me një përditësim brenda 6-12 orësh”, shkroi Amazon Help.
Postimi ka grumbulluar shumë komente nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët kanë ndarë përvoja të ngjashme.