Samsung ka dërguar katër telefona S24 Ultra në hapësirë – fotot që ata shkrepën janë mahnitëse

Mobile

Samsung ka dërguar katër telefona S24 Ultra në hapësirë – fotot që ata shkrepën janë mahnitëse

Më: 9 mars 2024 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Prodhuesit e telefonave shpesh pëlqejnë të tregojnë se sa të mira janë kamerat e produkteve të tyre në mënyra të ndryshme kreative.

Por, duket se Samsung po e kryeson listën duke e dërguar modelin S24 Ultra 37 mijë metra mbi tokë.

Me këtë rast, gjiganti teknologjik ka dërguar katër pajisje Galaxy S24 Ultra në hapësirë për të kapur imazhe të SHBA-së perëndimore, shkruajnë mediat e huaja.

Siç raportohet nga PetaPixel, për të mbajtur telefonat, Samsung ka përdorur katër struktura të lehta të dizajnuara me fibër karboni dhe të lidhura me balona stratosferike të mbushura me hidrogjen, duke i lejuar kështu pajisjet të kapin imazhe nga kënde të ndryshme.

Fotografitë që ka shpërndarë gjiganti teknologjik tregojnë një gamë imazhesh me kënd të gjerë 1x, 3x, 5x, dhe foto nga një kamerë kryesore.

Balonat u lëshuan midis 25 dhe 31 janarit të vitit 2024 nga Los Anxhelos, Las Vegas, Grand Canyon, dhe malet Sierra Nevada, dhe për qëllim kishin shkrepjen e një larmie peisazhesh që do të vinin në provë aftësitë e S24 Ultra.

Pas kapjes së imazheve, skuadrat liruan hidrogjenin dhe hapën parashutën për t’i lejuar pajisjet të zbrisnin ngadalë në Tokë.

Samsung ka gjurmuar vendndodhjet e tyre përpara se ato të binin, dhe me sa duket rezultatet janë mbresëlënëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat