Google së shpejti prezanton telefonin e ri Pixel 8A

Mobile

Google së shpejti prezanton telefonin e ri Pixel 8A

Më: 16 prill 2024 Në ora: 08:43
Pixel 8A

Google me sa duket së shpejti planifikon të prezantojë telefonin e saj të ri Pixel 8A.

Dhe tani imazhet zyrtare të këtij produkti janë publikuar.

Nëse rezultojnë të sakta, ato tregojnë se Google planifikon të ofrojë Pixel 8A në katër ngjyra: të zezë, të bardhë, të kaltër dhe të gjelbër.

Ashtu si paraardhësi i tij, flitet që edhe ky telefon do të ketë një ekran 15 centimetra dhe korniza të trasha, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu, sikurse pajisjet e tjera të gjigantit teknologjik, edhe telefoni i ri do të mundësohet nga çipi Tensor G3 i Google.

Siç raportohet, ky telefon mund të jetë i fundit Pixel i serisë A.

Ndryshe, më vonë këtë vit, Google pritet të prezantojë tre versione të Pixel 9: Pixel 9, Pixel 9 Pro dhe Pixel 9 Pro XL.

Të gjithë ata do të kenë madhësi dhe çmime të ndryshme.

Bëhet e ditur se në lidhje me specifikat e tjera të modelit të ri kompania do të njoftojë ditëve në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat