Raportimet e reja nga bota e teknologjisë flasin se Samsung është duke punuar në modelin e ri të telefonit të mençur Galaxy S24 FE, dhe se kjo pajisje do të dalë në treg këtë vit.
GalaxyClub NL pretendon se telefoni nuk do të jetë i gatshëm deri në verë, por nga Fan Edition thuhet se kjo do të ndodhë në fund të vitit.
Sipas burimeve të këtyre mediave, Samsung po zhvillon projektin me emrin e koduar R12, dhe mund të konstatohet se bëhet fjalë për Galaxy S24 FE duke marrë parasysh se R11 ishte emri i koduar për Galaxy S23 FE. R10 ishte i prezantuar për Galaxy S22 FE, derisa R9 për Galaxy S21 FE.
Nëse Samsung i përmbahet planeve të vitit të kaluar, Galaxy S24 FE do të mund të lansohet në disa tregje në javët e fundit të këtij viti, kurse të zgjerohet në tregje tjera në fillim të 2025.
Siç raporton GSM Arena, telefoni është në fazën përfundimtare të zhvillimit, kështu që në muajt e ardhshëm mund të “rrjedhin” informacione tjera.