Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje – ka dy porte USB-C

Mobile

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje – ka dy porte USB-C

Më: 30 prill 2024 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Mbushësi i ri i Samsungut mund të mbushë dy telefona në të njëjtën kohë, dhe në tregun evropian do të kushtojë 69.90 euro.

Në janar, u njoftua se Samsung planifikon të zgjerojë gamën e saj të pajisjeve për telefonat e mençur me dy mbushës të rinj, duke përfshirë Charger Duo 50 vat me dy porte USB-C.

Edhe pse thuhej se mbushësit e rinj do të dilnin në treg me serinë e telefonave Galaxy S24, nuk ndodhi kështu dhe ata disi ranë në harresë.

Mirëpo, pothuajse pesë muaj pas paralajmërimit fillestar, kompania koreano-jugore vendosi të prezantojë zyrtarisht Charger Duo 50 vat, i cili në tregun evropian mbërrin me një çmim prej 69.90 euro.

Fjala është për mbushësin me numër EP-T5020 që vjen me dy porte USB-C. Shpejtësia maksimale e mbushjes në një portë është 50 W, ose 45 W pasi modelet kryesore të Samsung nuk mbështesin shpejtësi më të larta, ndërsa përdorimi i të dy porteve do të jetë 25 W.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat