Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, ja cilat modele do të zëvendësojë

Mobile

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, ja cilat modele do të zëvendësojë

Më: 6 maj 2024 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Apple po përgatit ndryshime të mëdha për linjën e iPhone 17 që pritet vitin e ardhshëm, duke përfshirë një model “të ri”.

Analisti Jeff Pu pohon se modelet e iPhone 17 do të dekorohen me një dizajn të rifreskuar, përmirësime për kamerën e përparme, një Dynamic Island më të vogël dhe më shumë.

Pu thotë gjithashtu se kompania nga Cupertino do të prezantojë modelin iPhone 17 Slim, i cili do të zëvendësojë modelin Plus nga linja aktuale.

Këto janë modelet që na presin në linjën e iPhone 17, sipas analistëve:

iPhone 17: Ekran 6.1 inç

iPhone 17 Slim: Ekran 6,6 inç

iPhone 17 Pro: Ekran 6.3 inç

iPhone 17 Pro Max: Ekran 6,9 inç

Sa i përket dizajnit, Pu raporton se iPhone 17, iPhone 17 Slim dhe iPhone 17 Pro do të kenë konstruksion alumini, ndërsa iPhone 17 Pro Max do të krijohet nga titani.

iPhone 17 Slim i lartpërmendur është përmendur më parë në burime të tjera, dhe pritet të zëvendësojë modelin Plus dhe të ofrojë një dizajn më të hollë dhe më harmonik.

Kur bëhet fjalë për performancën dhe specifikimet, pritet të ketë:

iPhone 17 dhe iPhone 17 Slim: 8 GB RAM, çip A18 ose A19

iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max: 12 GB RAM-a, çip A19 Pro

Të katër modelet e iPhone 17 pritet të kenë kamera të përparme 24MP, që është një përmirësim i madh në krahasim me sensorët aktualë 12MP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat