Së fundmi është raportuar se një gabim në iOS 17.5 po rikthen fotot e fshira dhe ndërsa kjo ishte mjaft shqetësuese, ndërsa tani thuhet se defekti po shkakton rikthimin e fotove edhe në pajisjet që janë shitur.
Pasi u prezantua sistemi operativ, përdoruesit vunë re se fotot e fshira po shfaqeshin përsëri, shkruajnë mediat e huaja.
Ajo që e bën problemin të frikshëm është fakti se ai mund t’u jap njerëzve që ua keni shitur pajisjen qasje në fotot tuaja.
Kjo duket të ketë ndodhur edhe me përdoruesin e Reddit, AnimatorAmazing190.
Edhe pse ai i ka larguar fotot nga iPad-i, ato i janë shfaqur përsëri personit që e ka blerë.
Deri më tani, Apple nuk ka komentuar në lidhje me defektin.