‘Tipsterët’ në rrjetin social X pretendojnë se telefoni i mençur i ardhshëm Apple, iPhone 4 SE do të jetë pak më i shtrenjtë se paraardhësi i tij.
Modeli i mëparshëm i përballueshëm i iPhone kushtonte të paktën 429 dollarë, por pasardhësi i tij do të jetë më i shtrenjtë. Megjithatë, pritet që çmimi të mbetet nën 500 dollarë.
Sipas informacioneve të disponueshme, por jozyrtare, çmimi i iPhone SE 4 në SHBA do të jetë 10 për qind më i lartë dhe do të “rritet” në afërsi të 470 dollarëve.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, telefoni i mençur do të debutojë në vitin 2025.
Përdorimi i një dizajni më modern të frymëzuar nga iPhone 14 dhe duke përfshirë teknologjinë Face ID, mund të justifikojë rritjen e çmimit.
Ka kohë që kemi parë një iPhone SE të ri, kështu që rritja e çmimit ndoshta nuk do të jetë surprizë për askënd.