Seria premium e smartphonëve Galaxy të linjës S25 duke sjellë një kapërcim të ri teknologjik në epokën e inteligjencës artificiale. Por përtej performancës së jashtëzakonshme dhe përvojës më natyrale të përdorimit, ajo që e veçon më shumë Galaxy S25 është angazhimi i pakompromis për sigurinë, privatësinë dhe qëndrueshmërinë në kohë.
Në një kohë kur telefonat inteligjentë përmbajnë gjithnjë e më shumë të dhëna personale, nga galeritë me foto private, tek mesazhet, kartat bankare apo akseset në rrjete sociale Samsung ka zgjedhur të ofrojë jo vetëm një pajisje të fuqishme, por një mjedis të mbrojtur për çdo përdorues. Galaxy S25 është ndërtuar mbi filozofinë e privatësisë me dizajn, ku çdo përvojë AI është e personalizuar, por gjithmonë me ruajtjen e të dhënave në mënyrë lokale, falë Personal Data Engine që përpunon të dhënat në vetë pajisjen. Në këtë mënyrë, përdoruesi përfiton shërbime inteligjente pa pasur nevojë të dërgojë informacionin e tij në serverë të jashtëm.
Sistemi i mbrojtjes Knox Vault, tashmë më i avancuar se kurrë, krijon një ndarje të plotë të të dhënave më kritike të përdoruesit nga pjesa tjetër e pajisjes. Duke mbrojtur çelësat biometrikë, fjalëkalimet dhe çelësat e enkriptimit me anë të një mikroprocesori të dedikuar, Galaxy S25 përbën një mur të pakalueshëm për çdo tentativë qasjeje të paautorizuar. Në këtë seri prezantohet për herë të parë edhe kriptografia post-kuantike, një teknologji që siguron mbrojtje të të dhënave edhe ndaj kërcënimeve të ardhshme nga kompjuterët kuantikë.

Për të rritur më tej qetësinë e përdoruesit, One UI 7 sjell një sërë veçorish të reja për sigurinë e përgjithshme të pajisjes. Veçoria Theft Protection rrit ndjeshëm gjasat për të gjetur ose bllokuar telefonin në rast vjedhjeje, ndërsa paneli i Knox Matrix mundëson një pasqyrë të sigurisë në të gjitha pajisjet e lidhura në ekosistemin Galaxy. Në të njëjtën kohë, opsioni i Maximum Restrictions lejon konfigurimin e kufizimeve maksimale për përdorim të sigurt nga fëmijët ose në raste të ndjeshme.
Për ata që duan të përjetojnë përvojën Galaxy para se të vendosin për blerjen, Samsung sjell edhe veçorinë Try Galaxy, e cila u mundëson përdoruesve të iPhone ose pajisjeve të tjera Android të testojnë përvojën e One UI 7 direkt nga shfletuesi i tyre. Nëpërmjet kësaj platforme interaktive, çdokush mund të eksplorojë funksionet AI, ndërfaqen intuitive dhe veçoritë ekskluzive të serisë Galaxy S25 pa pasur nevojë të ndryshojë menjëherë pajisje. Një mënyrë inovative për të ndërtuar besim dhe për t’i dhënë përdoruesit fuqinë të zgjedhin të ardhmen e tyre teknologjike me vetëdije.
