Realme po përgatit një telefon me bateri gjigante

Mobile

Realme po përgatit një telefon me bateri gjigante

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Realme ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me prototipin e tij të telefonit me bateri prej 10,000 mAh, dhe tani po marrim më shumë informacione për këtë model.

Kompania tregoi teknologjinë me bateri gjigante disa javë më parë, por nuk bëri demonstrimin publik gjatë prezantimit të modelit Realme GT 7 në Paris. Megjithatë, zëvendëspresidenti dhe CMO i Realme konfirmoi se telefoni me bateri 10 mijë mAh është në përgatitje.

Në një intervistë për Android Headlines, ai theksoi se nuk ka ende një afat të saktë kohor, por Realme po punon që këtë “krijesë” ta sjellë në treg sapo të zgjidhen disa pengesa të mëdha.

Aktualisht dihet që Realme do të prezantojë një telefon me bateri 7,500 mAh më vonë gjatë këtij viti, që është edhe 1,000 mAh më shumë se modeli GT 7 Pro.

Çfarë e pengon Realme që të prezantojë telefonin me bateri 10,000 mAh? Hapësira.

Bateritë me silikoni-karboni janë më të holla dhe më të dendura, por një bateri 10 mijë mAh kërkon shumë hapësirë.

Mendoni të fusni një bateri me këtë kapacitet brenda trupit të telefonit — ajo do të duhet të jetë pranë komponentëve të tjerë, si kamera telefoto.

Po ashtu, ekziston problemi i ftohjes — bateritë më të mëdha nxjerrin më shumë nxehtësi, dhe askush nuk dëshiron një telefon të madh apo që ngrohët shumë, transmeton faqja Phandroid.

Realme tashmë ka depozituar patente, kështu që nëse teknologjia e baterive vazhdon të zhvillohet me këtë ritëm, është e mundur të presim së shpejti një telefon me bateri 10 mijë mAh nga kjo kompani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat