Arrin një tjetër telefon me tre ekrane

Mobil

Arrin një tjetër telefon me tre ekrane

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 08:14
Telefon me tre ekrane

Pas performancës zyrtare të Samsung dhe Huawei me telefonat e tyre të mençur me tri palosje, ishte vetëm çështje kohe para se edhe gjigantët e tjerë teknologjikë t’u bashkoheshin.

Duket se Xiaomi është i radhës, pasi një certifikatë e re nga shoqata GSMA (Global System for Mobile Communications Association) zbulon detaje mbi pajisjen e tyre të ardhshme, raporton GSM Arena.

Edhe pse kanë qarkulluar më parë thashetheme mbi telefonin tre-palësh të Xiaomit, përfshirë aplikimet për patenta me renderime, lista e re e GSMA-së sjell informacione më konkrete.

Pajisja, që mund të quhet Mix Trifold, ka numrin e modelit 2608BPX34C.

Aktualisht nuk ka shumë detaje të tjera, por sipas thashethemeve ekzistuese, prezantimi i pajisjes pritet në tremujorin e tretë të vitit 2026.

Pritet që të ketë specifikime të larta, duke përfshirë çipsetin Qualcomm nga seria Snapdragon 8 dhe një sistem me tri kamera.

Nga renderimet e paraqitura në aplikimin për patentë, duket se Xiaomi do të zgjedhë një dizajn të ngjashëm me modelin Huawei Mate XT Ultimate, ku ekrani kryesor paloset drejt brendshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat