Skualifikimi i Shqipërisë për në finale e Eurovisionit solli reagime të shumta nga fansat të cilët e mbështesnin Ronela Hajatin me këngën e saj përfaqësuese “Sekret” e cila arriti miliona shikime brenda 24 orëve.
Kënga e Ronelës i bëri të gjithë ndjekësit anë e mbanë botës të dëgjojnë, këndojnë apo të kërcejnë nën ritmet e saj dhe kjo gjë u vu re nga brohorimat dhe koncertet e shumta që artistja ka zhvilluar.
E teksa Hajati po shijon suksesin me koncertet e saj të mbushura plot, ka pasur dhe personazhe të cilët mendojnë se performanca e Ronelës nuk ka qenë aspak i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë, madje disa e quajtën ‘turp’ apo dhe reagimet në lidhje me veshjen e papërshtatshme si të sajën ashtu dhe të balerinëve me fustanellat e tyre.
Mirëpo, Ronela ktyre kritikave ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet me ‘fakte’ duke treguar suksesin që ajo po korr jashtë Eurovisionit dita ditës. Në InstaStory Ronela ka ironizuar personazhet të cilët e kanë gjykuar për tekstin e këngës teksa në foton e ripostuar tregohet suksesi i këngës anë e mbanë botës dhe kjo gjë mund të dallohet prej shikueshmërisë që ka marrë dhe renditjes në shtete të ndryshme.
“Nuk është gjë kënga”- i ka shkruajtur Dj Eri Dee, ndërsa artistja i është përgjigjur: “Na turpërove”.
Gjithashtu ajo ka treguar se kënga e saj ka arritur në 2 milion shikime dhe krahas saj shkruan:
“2 milion! Kurrë skam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz që nuk flasin shqip”- duke iu referuar kështu komenteve negative të cilat më së shumti kanë qenë nga shqiptarë të cilët i dolën kundër artistes.