Ndër fizarmonikistët e parë të Piranës njihet Hamdi Elshani, i cili ka ekzekutuar në disa shoqëri kulturore artistike në Komunën e Prizrenit dhe më gjerë, siç ishin SHKA-të; „ Ismail Qemali“ në Piranë, „Xhevdet Doda“ në Arbanë etj.
E kam të pashlyera nga kujtesa takimet e mia qysh si nxënës, me arsimtarin Hamdi, ish mësuesin tim të muzikës. Sa e kujtoj atë kohë, mbushem me mall e dashuri. Ai nuk ishte si kushdo, me ngrohtësinë, ëmbëlsinë dhe aftësinë e tij didaktike dhe vëllazërore, sa e takoje, të vinte dorën te supi dhe të vëzhgonte me admirim mësuesi, me sytë e qeshur dhe të bënte për vete, për të mos e harruar në jetë te jetëve: Si mësues i ri që ishte, djalë i ri 22 vjeçar, energjik, atë nuk e admironim, vetëm kur na mësonte notat e pentagramit, shkruar bukur me shkumës në dërrasën e zezë. E kam tingëlluese njërën prej këngëve të improvizuara të kohës, që e këndonim solo dhe më pas futej bukur korri me tri zëra të harmonizuar.
Si pedagog i muzikës dhe mësimdhënës i kësaj lënde në Shkollën fillore (Ish „Zenel Hajdini“) tani „Dy dëshmorët “, përcolli shumë gjenerata, ndërkohë që paralelisht dha kontribut gjatë gjithë jetës edhe në aktivitete kulturo-artistike në fshatin Piranë dhe më gjërë. Shumë vite, me fizarmonikën e tij të artë, kontriboj edhe në orkestrin e ish SHKA-së "Ismail Qemali", e themeluar nga disa të rinjë dhe dashamirë të muzikës dhe folklorit në Piranë.
Hamdi Elshani i lindur, më 01 shtator 1953, është nga një derë e fisme, e njohur për urtësi e dinjitet kombëtar mbi të gjitha arsimdashës. Shkollën fillore e kreu në Piranë, të mesmen, drejtimi i muzikës dhe shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, ndërsa studimet për sociologji i mbaroj në fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Tregohet i pakursyer për të zhvilluar me nivel orët muzikore me klasat duke krijuar atmosferë të gëzuar me ta në shoqerinë e tingujve të fizarmonikës qe nuk e hiqte nga krahët.
Një nga synimet e tij në shkollën e Piranës ishte të zbulonte dhe nxiste prirjet e nxënësve për muzikën dhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitete si në kor, në valle etj.
Gjatë viteve në këtë shkollë Arsimtari Hamdi u kujdes për ngritjen e korit të shkollës dhe pjesëmarrjen në takimet artistike midis shkollave, koncertet në podiumin e ngritur në shkollë dhe në shtëpin e Kulturës së Fshatit Piranë, ku duartrokitej për lojen e veçantë me fizarmonikë.
Në shkollë bashkëpunonte ngushtë me mësuesit e letërsisë dhe rrethin letrar të shkollës për mbrëmjet tematiko argëuese me rastin e festave të rëndësishme si, 7-8 marsi, festat e 28 Nentorit dhe programin e mbylljes së vitit shkollor.
Mësuesi i muzikës Hamdi Elshani tregohej shumë i dashur me femijët dhe ndihmonte talentet në muzikë dhe valle. Me fizarmonikë në krahë shoqëronte nxënësit në çdo veprimtari edhe jashtë shkollës.
Ai bëri emër si pedagog i dalluar i muzikës, i përkushtuar me shpirtë krijues si mësimdhënës për rreth 40 vjet në Piranë. Si instrumentalist në SHKA-në "Ismail Qemali" dhe shoqëri të tjera kulturo-artistike të kësaj ane.
Me dhembje shpirti militonte për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta të muzikës shqipe.
Përnga sjelljet me nxënës, shokë e miqishte tepër skofiar.
Respektonte gjithësecilin që kishte pranë, pavaresisht, në ishin nxënës, kolegë, prindë, apo të moshuar.
Pa e ngritur kurrë, ama kurrë, me askë intonacionin e zërit gjatë bisaedave për tema dhe ide të ndryshme.
E donte natyrën, librin, Fizarmonikën...
Me punën e tijë është dëshmuar si mësues i muzikës shumë i dashur, i buzëqeshur çdo herë, dhe i gatshëm për të luajtur në fizarmonikë sa herë është paraqitur nevoja në kremtimet e shkollës dhe të fshatit Piranë, herë pas here edhe organizator dhe dirigjent i aktiviteteve argëtuese.
Bashkë me kolegët e tij, djemt e mixhës Mejdi (Violinist) dhe Refki (Mandolinë) Elshanin, Qemajl Bytyqin (Defë) ishin bërthama e ish Shoqëris Kulturore Artistike „Ismail Qemali“ në Piranë .
Këta doajen të arsimit, të urtë e shumë punëtor, kanë nxjerrur shumë kuadra të suksesshëm në çdo gjeneratë që kanë përcjellur.
Me ish arsimtarin tim të muzikës dhe fqinjin tim Hamdi Elshani, u takuam gjatë qëndrimit tim në pushime në Kosovë në të cilën patëm rastin të evokojmë kujtime për të kaluarën por edhe të bisedojmë për aktualitetin e sotëm.
Shumë breza të Piranës dhe fshatrave për rreth, instrumentistë e këngëtarë të ditëve tona kaluan nëpër duart e këtij mësuesi të nderuar.
Ai, ndonëse është në pension dhe nuk e ushtron profesionin e tij të mësuesit të muzikës, në një mënyrë jeton pranë muzikës. Nëse jo direkt, së paku është përpjekur që dashurinë e tij për muzikën ta përçojë te nxënësit e tijë të dashur.
Nxënësit e tij kanë mbetur gjithmonë amator të muzikës pranë mësuesit Hamdi.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se; Muzika është art, është shpirt, është kulturë, është dhimbje, është luftë, është FITORE. Me muzikë lindim, me muzikë martohemi, argëtohemi, me muzikë varrosemi...
Ndërkohë pata kënaqësin të ja dhurojë një ekzemplar të librit tim „Rrënjet e Fisit të Lashtë“.
Këtë shkrim-jetëshkrimi ia detikova me rastin e 70 vjetorit të lindjës duke i thënë; faleminderit për të gjitha, mësuesi ynë i Muzikës, Hamdi Elshani!
Ju uroj shëndet dhe mbarësi në jetë!
01 korrik 2023
P.S. Disa foto nga aktivitetet shkollore në Piranë.