Miliarderi britanik ndan milionat me punonjësit e tij, aq shumë i ka bërë të pasur – sa që asistentja e tij u pensionua në moshën 36-vjeçe

Ndryshe

Miliarderi britanik ndan milionat me punonjësit e tij, aq shumë i ka bërë të pasur – sa që asistentja e tij u pensionua në moshën 36-vjeçe

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:12
Matthew Moulding

Sipërmarrësi miliarder Matthew Moulding, 48-vjeç, ka bërë një nga pagesat më të mëdha në historinë britanike, pasi çmimet e aksioneve të kompanisë së tij “The Hut Group” u rritën.

Moulding i ka paguar plotë 933 milionë euro, por ai është përkujdesur edhe për punonjësit e tij.

Në shenjë falënderimi, gjatë vitit të kaluar ai ua ka ndarë rreth 23 milionë euro, e disa prej tyre me ato para janë bërë multimilioner dhe thjesht kanë vendosur të pensionohen.

“Secili prej tyre ka marrë as më pak e as më shumë sesa qindra mijëra euro”, ka thënë Moulding.

Ai pranon se po merret me punë të ndryshme në internet, kështu së bashku me John Galemoro filloi edhe shitjen e CD-ve nga vitit 2004 dhe gjatë 16 viteve të fundit ka krijuar një pasuri të madhe.

Kompania e tij posedon rreth 100 ueb-faqe që merren me shitjen e prodhimeve të ndryshme, nga ato kozmetike e deri te suplementet e vitaminave të ndryshme.

Edhe pse Hat Group nuk figuronte në listën e kompanive më të mëdha në botë, aksionet e tij u rritën në mënyrë të befasishme.

Moulding është baba i katër fëmijëve i cili jeton në Lancastershire, i cili është shumë i dhënë pas punës dhe pothuajse të gjitha punët i kryen përmes telefonit. Gjatë tërë ditës punë të lodhshme, ai thotë se i pi mbi 20 filxhanë kafe.

Pavarësisht orarit të ngjeshur, ai gjen kohë t’i kushtojë rëndësi edhe shëndetit pasi vazhdimisht ushtron në palestër – por pëlqen edhe udhëtimet luksoze me familjen.

E pagën vjetore prej një milion eurove e jep për bamirësi, kurse 13 milionë tjera për ndihmë në luftën kundër coronavirusit. E kur është fjala për punonjësit për të cilët ai kujdeset mirë, secili prej menaxherëve deri te shoferët që e dërgojnë në aeroport, marrin shuma të majme të parave.

Asistentja e tij personale, falë parave që ai ia dhuroi ka vendosur të pensionohet dhe atë në moshën 36-vjeçare. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat