Këpucari rumun prodhon çizme anticovid-19 me madhësi 75

Ndryshe

Këpucari rumun prodhon çizme anticovid-19 me madhësi 75

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 23:13
Këpucari rumun

Këpucari rumun, i cili gjatë valës së parë të epidemisë së coronavirusit bëri këpucë të mëdha që sigurojnë mbajtjen e distancës së përcaktuar midis njerëzve, ka nisur një linjë të re dimri – madhësia e çizmeve

Punëtorinë e këpucëve e ka në qytetin Cluj të Transilvanisë.

Pos porosive të rregullta, ai thotë që ka marrë edhe porosi nga këngëtarët, ndër të cilët janë edhe grupi amerikan i rokut dhe ansambli belg i valleve, por edhe nga njerëzit me shputa të mëdha.

– Kam marrë shumë porosi nga njerëzit të cilët kanë shputa të mëdha. Kanë konkluduar që nëse mund të prodhoj numrin 75, mund të prodhoj edhe numrin 50 – thotë Lup.

Një palë çizme shiten me çmim rreth 150 eurosh.

– Çizmet kanë astar lëkure dhe sholla të trasha – ka thënë ai, duke shtuar që për këto çizme shpenzon tre fish më shumë lëkurë se për çizme të zakonshme”. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat