Çfarë do të ndodhte nëse për një sekondë oksigjeni të zhdukej? Po nëse oksigjeni do dyfishohej?

Ndryshe

Çfarë do të ndodhte nëse për një sekondë oksigjeni të zhdukej? Po nëse oksigjeni do dyfishohej?

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:24
Foto Ilustrim

Të dyja tingëllojnë të frikshme…

Oksigjeni është elementi më vital për njeriun, gjë pa të cilën në nuk mund të paramendojmë jetën.

Por nëse do zhdukej për një sekondë dhe të kthehej prapë, a do ta vërenim?

Epo, përgjigja është po. Ka disa faktorë se pse do të ndodhe kjo, prandaj i kemi listuar më poshtë disa prej gjërave që do të ndodhnin nëse oksigjeni do zhdukej vetëm për një sekond.

Të gjithë do të digjeshin nga rrezet UV të diellit, pasi që oksigjeni krijon shtresën e ozonit në na mbron nga kjo.

Qielli do të bëhej i errët.

Të gjithë motorët që përdorin djegie të brendshme do të ndalonin së punuari, pasi që oksigjeni shkakton djegien.

Të gjithë metalet e papunuara do të bashkoheshin në një, sepse shtresa e oksidimit në metale e ndalon këtë.

Veshi juaj i brendshëm do të shpërthente pasi që presioni i ajrit do të binte për 21%.

Të gjitha ndërtesat nga betoni do të bëheshin pluhur, pasi që oksigjeni e mbanë betonin bashkë.

Uji është një e treta oksigjen, prandaj i gjithi do të avullohej dhe do mbetej hidrogjeni në formë gazi, transmeton lajmi.net.

Të gjitha qelizat e gjalla do të shkatërroheshin, sepse oksigjeni i mbanë edhe ato të lidhura mes vete, pra ju, do të shpërbeheshit plotësisht në atome.

45% e tokës poshtë këmbëve tuaja është oksigjen, pra e gjithë Bota do të bëhej thërrime.

Por nëse oksigjeni do të dyfishohej, çfarë do të ndodhte? A do të ishte jeta më e bukur? Po, por njëkohësisht, jo.

Rreth 20% e atmosferës është e përbërë nga oksigjeni. 90% e energjisë tonë vjen nga oksigjeni dhe vetëm 10% nga uji dhe ushqimi. Ju do të ishit shumë energjik.

Plagët do të shëroheshin shumë më shpejt, do të kishit fuqi shumë më të madhe fizike dhe bota do ishte e mbushur me gjelbërim. Edhe imuniteti do të ishte shumë i fortë dhe sëmundjet do të ishin të rralla.

E bukur apo jo? Epo këtu fillojnë problemet, transmeton lajmi.net. Oksigjeni është lënda kryesore për djegie, prandaj çdo gjë do të zinte flakë shumë lehtë.

Insektet marrin oksigjen përmes disa tubacioneve në lëkurën e tyre, dhe shkencëtarët thonë se nëse ata do të merrnin oksigjen më shumë, ata do të bëheshin masiv.

Rreth 300 milionë vite ë parë, atmosfera ishte rreth 30% oksigjen, dhe një pilivesë kishte madhësinë e një skifteri, dhe merimangat madhësinë e një zogu të zakonshëm. Imagjinoni të hapni derën dhe të shihni disa milingona me madhësinë e një maces në oborrin tuaj!

Nëse mendoni se insektet janë të frikshme, dyfishimi i oksigjenit nuk është një ide e mirë për juve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat