Prezantuesi australian i motit gjatë raportimit live lë mikrofonin, vrapon në ujë për ta nxjerrë trupin e pajetë të një burri

Ndryshe

Prezantuesi australian i motit gjatë raportimit live lë mikrofonin, vrapon në ujë për ta nxjerrë trupin e pajetë të një burri

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:15
Luke Bradnam

Një prezantues i motit në Australi ka zbuluar se si kishte vrapuar drejt oqeanit derisa po raportonte live nga një plazh – për ta nxjerr trupin e pajetë të një burri që po kërkohej dhe ishte shpallur i zhdukur.

Luke Bradnam, prezantues i motit për televizionin Channel Nine, ishte zhytur në ujë, 40 milje në jug të Brisbanes, kur pa një notues.

Pasi pa që dallgët ishin shumë të mëdha, ai vrapoi me tërë forcën drejt ujit për ta ndihmuar dhe nxjerrë nga uji. Bëhet fjalë për një shtetas britanik i identifikuar si Jake Jacobs, 32-vjeçe që ishte zhdukur në po të njëjtin vend për më shumë se tri ditë.

Ai për herë të fundit ishte parë në ujë me një grua 29-vjeçe dhe prej asaj kohe asnjëherë prej tyre nuk ishte parë më.

Gjithashtu është zbuluar trupi edhe i gruas, por nuk dihet nëse çifti i vdekur dhe ata që ishin cilësuar si të zhdukur, janë të njëjtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat