Një meteor duke fluturuar në qiell, britanikët ndoqën “spektaklin” – gjithçka zgjati vetëm shtatë sekonda

Ndryshe

Një meteor duke fluturuar në qiell, britanikët ndoqën “spektaklin” – gjithçka zgjati vetëm shtatë sekonda

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një meteor i madh ndriçoi qiellin mbi Britaninë e Madhe natën e kaluar dhe shkaktoi entuziazmin e njerëzve që patën mundësinë të ndiqnin spektaklin qiellor.

Sipas mediave të huaja, meteori u pa pak para 22:00 me kohën lokale dhe mund të shihej për rreth shtatë sekonda.

Sigurisht, dëshmitarët, në disa qytetet të Britanisë së Madhe shfrytëzuan rastin për të kapur pamjet – të cilat i kanë publikuar edhe në internet.

Shërbimi Meteor Britanik, një grup astronomësh amatorë që kanë filmuar fenomene të tilla që nga viti 2012, shkroi në Twitter se meteori dukej si një “top zjarri”.

“Në video, mund të shihnim që meteori po lëvizte relativisht ngadalë dhe ishte e qartë se si objekti po shpërbëhej”, ishte shkruar në një cicërimë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat