Ky renditet si vendi më i lumtur në botë për të katërtin vit radhazi. Po më i palumturi cili është?

Ndryshe

Ky renditet si vendi më i lumtur në botë për të katërtin vit radhazi. Po më i palumturi cili është?

Më: 23 mars 2021 Në ora: 06:54
Finlanda

Finlanda është emëruar vendi më i lumtur në botë për vitin e katërt, në një raport vjetor të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara.

Raporti Botëror i Lumturisë renditi Danimarkën në vendin e dytë, pastaj Zvicrën, Islandën dhe Hollandën. Zelanda e Re ishte përsëri i vetmi vend jo-evropian në top 10. Mbretëria e Bashkuar ra nga vendi i 13-të në vendin e 17-të.

Të dhënat nga studiuesi i analizave Gallup u kërkuan njerëzve në 149 vende të vlerësonin lumturinë e tyre. Vlerësimi përfshinte mbështetjen sociale, lirinë personale, produktin e brendshëm bruto (PBB), edhe nivelet e korrupsionit u faktorizuan gjithashtu.

Vendi që konsiderohej si më i palumturi në botë ishte Afganistani, i ndjekur nga Lesoto, Botsvana, Ruanda dhe Zimbabve.

Kishte një "frekuencë dukshëm më të lartë të emocioneve negative" në pak më shumë se një të tretën e vendeve, thanë autorët e raportit, duke treguar me gjasë efektet e pandemisë. Sidoqoftë, gjërat ishin më mirë për 22 vende. Disa vende aziatike dolën më mirë se në renditjen e vitit të kaluar, ndërsa Kina u zhvendos në vendin e 84-të nga e 94-ta që ishte vjet.

"Çuditërisht nuk kishte, mesatarisht, një rënie të mirëqenies kur matet nga vlerësimi i vetë njerëzve për jetën e tyre," tha John Helliwell, një nga autorët e raportit, në një deklaratë. "Një shpjegim i mundshëm është se njerëzit e shohin Covid-19 si një kërcënim të zakonshëm, nga jashtë, që prek të gjithë dhe se kjo ka gjeneruar një ndjenjë më të madhe solidariteti dhe bashkë-ndjenje."

“Finlanda renditet shumë lart në masat e besimit të ndërsjellë që kanë ndihmuar në mbrojtjen e jetës dhe jetesës gjatë pandemisë", thanë autorët.

Vendi nordik me 5.5 milionë njerëz ia ka dalë shumë më mirë sesa shumica e Evropës gjatë pandemisë, me pak më shumë se 70,000 raste dhe 805 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Sipas raportit, dhjetë vendet më të lumtura në botë janë:

1. Finlanda

2. Danimarka

3. Zvicra

4. Islanda

5. Holanda

6. Norvegjia

7. Suedia

8. Luksemburgu

9. Zelanda e Re

10. Austria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat