32 vjeçja nuk mund të shoh burra seksi sepse i bie të fikët – Ajo vuan nga sëmundja e katapleksisë

Ndryshe

32 vjeçja nuk mund të shoh burra seksi sepse i bie të fikët – Ajo vuan nga sëmundja e katapleksisë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:06
Kristy Brown

Ky çrregullim i rrallë i trurit shkakton që në momentin që një person ndjenë një emocion më të fortë, e humbin vetëdijen.

Një grua ka një problem shumë serioz: në momentin që shikon në sy një burrë seksi i bie të fikët! Mund të duket si një shaka, por për të është një fatkeqësi e vërtetë.

Kristy Brown, 32 vjeçe, është e diagnostikuar me katapleksi – një çrregullim i trurit që shkakton paralizë të gjithë muskujve që shkaktohet nga përjetimi i një emocioni më të fortë , siç janë nervoza, frika ose e qeshura.

Image

Ky çrregullim zakonisht shoqërohet me narkolepsi, që është një çrregullim gjumi që shkakton njerëzit të flenë pa pritur.

Kristy në publik e mbanë kokën poshtë sepse përndryshe ajo mund të lëndoj veten nëse rrëzohet. Zakonisht Kristy ka rreth 5 sulme të tilla në ditë, por ka ditë të këqija që ajo mund të ketë deri në 50.

Ajo thotë se kur është e lodhur ka më shumë sulme të tilla. Shpeshherë ajo nuk  e humbet vetëdijen, por vetëm paralizohet në trup ose në këmbë.

Image

Kristy e ka shumë problem të kaloj kohë me motrat e saj, sepse ajo thotë se ato të dyja janë shumë shakatare të mëdha. Madje, edhe nëse vetë Kristy thotë diçka për të qeshur ajo përjeton sulm.

Ajo shprehet se e ka shumë të vështirë gjendjen e saj, sepse ajo ka dëshirë të ketë një jetë romantike më të bukur, por fatkeqësisht ajo e ka të pamundur që të njihet me dikë si pasojë e gjendjes së saj.

Ajo ka 2 fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Çfarë e aktivizoi sëmundjen e saj ishte kur në moshën 9 vjeçare ajo ishte goditur me gurë në kokë.

Mirëpo Kristy ishte e lindur me gjenin e narkolepsisë, pra ajo do të fillonte të kishte këtë problem gjithsesi me kalimin e kohës.

Ajo thotë se është shumë e vështirë për të dhe fëmijët e saj sepse është e pamundur që të gjej një punë, sepse nuk ke se si të ia shpjegosh dikujt se nga çasti në çast mund të të bie të fikët ose të paralizohesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat