Burri që futi veten në kuti te ngarkesat e aeroplanit për t’u kthyer në Londër pasi mbeti pa para

Ndryshe

Burri që futi veten në kuti te ngarkesat e aeroplanit për t’u kthyer në Londër pasi mbeti pa para

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:16
Dikush demonstron gjendjen si e kishte gjetur Robsonin në kuti/ AP

Sapo kishte arritur në Australi nga Uellsi, por adoleshenti Brian Robson shpejt kuptoi se ka bërë një gabim të madh duke migruar në anën tjetër të botës.

Fatkeqësisht, 19-vjeçari nuk pati para për të mbuluar koston e braktisjes së skemës së migracionit me të cilën kishte udhëtuar më 1964, si dhe fluturimin e tij në shtëpi.

Pasi kuptoi se opsionet e tij ishin të limituara, Robson, bëri një plan për ta futur veten në aeroplan përmes një kutie të vogël në pjesën e ngarkesave.

50 vjet më pas, pas udhëtimit të rrezikshëm që mori, Robson po shpreson të gjejë dy miqtë e tij Johnin dhe Paulin të cilët e ndihmuan.

“Hera e fundit që fola me Johnin dhe Paulin ishte kur një nga ta ngjiti njërën anë të kutisë dhe më pyeti ‘A je mirë’”, i tha ajo CNN.

Atij nuk i kishte pëlqyer puna dhe vendi ku banonte, prandaj nga fillimi kishte vendosur të largohej nga aty. Pak kohë më vonë, ai udhëtoi me aeroplan përreth botës në një kuti për të arritur në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat