Peshku ‘alien’ i thellësive tmerron fëmijët në plazhin e praruar në Kaliforni

Ndryshe

Peshku ‘alien’ i thellësive tmerron fëmijët në plazhin e praruar në Kaliforni

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Një plazhist ka gjetur dje në breg një peshk ultra-të-zi me pamje alieni që jeton në të paktën 1000 metra thellësi, thuajse të paprekur në një plazh me rërë në Kaliforni.

Kur pamjet e “gjetjes së rrallë” u postuan në rrjetet sociale, fansat e filmit të animacionit  ‘Finding Nemo’ bënë menjëherë krahasimin me personazhin e peshkut të rrumbullakët të Paqësorit.

Krijesa e çuditshme super-e-zezë kishte gojën të hapur, nga ku i dukeshin dhëmbët e mprehtë, si dhe një gjymtyre të veçantë mbi kokë i cili mund të ndriçojë për të joshur prenë në thellësi të mëdha.

Agjencia turistike e Los Angeles, Davey’s Locker postoi pamjet e rralla në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo komentonte: “Jo dicka që mund të nxjerrësh përditë nga deti, por një gjentje e mrekullueshme gjithsesi në @newportbeach”.

“Autoritetet e parkut u vunë në dijeni për një peshk me pamje të çuditshme që doli në brenda në fundjavë. Krijesa u identifikua si Peshku Top-futbolli i thellësive të Paqësorit, që jeton në thellësi prej të paktën 1000 metra nën sipërfaqe”.

“Ka rreth 300 specie në jetë të familjes së këtij peshku të thellësive. Vetë peshku nuk është i rrallë, por ta shohësh në Kaliforni është shumë e rrallë. Gjymtyra e tij në kurriz ka një si llampë fosforeshente që mund të lëshojë dritë për të tërhequr drejt vetes gjallesat naive. Nuk dihet sesi peshku ka dalë në sipërfaqe thuajse i paprishur”, tha agjencia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat