Macja kërcen nga kati i pestë i ndërtesës që po digjej, bie me këmbë në tokë pa asnjë lëndim

Ndryshe

Macja kërcen nga kati i pestë i ndërtesës që po digjej, bie me këmbë në tokë pa asnjë lëndim

Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:10
Chicago

Një mace në Chicago ka shfrytëzuar një nga nëntë jetët e saja kur kërceu nga kati i pestë i një ndërtese e cila po digjej dhe më pas u largua nga aty duke ecur si zakonisht.

Ekipet e zjarrfikësve ishin poshtë ndërtesës kur filmuan macen duke kërcyer nga lartë.

Videoja tregon një mace të zezë e cila lëshon veten nga ndërtesa dhe bie në tokë pa asnjë lëndim.

Turma e njerëzve dëgjohen të frikësuar në fillim e më pas të relaksuar kur shohin se macja shpëton mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat