Çfarë duhet të bëni me fotot e personave të ndjerë: Ato mund të mbahen në shtëpi, por në kushte të caktuara

Ndryshe

Çfarë duhet të bëni me fotot e personave të ndjerë: Ato mund të mbahen në shtëpi, por në kushte të caktuara

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Askush nuk dëshiron të heqë dorë nga disa kujtime të njerëzve të dashur që nuk janë me ne, por ka rregulla të caktuara.

Ju me siguri kurrë nuk keni menduar për këtë temë, dhe aq më pak ju ka shkuar ndërmend të hiqni dorë nga kujtesa e njerëzve të dashur, të cilët nuk janë më gjallë.

Sidoqoftë, siç shkruan portali holahola.cc, nuk është problem mbajtja e tyre në shtëpi, me kusht që të ndiqni disa rregulla.

Image

Fotografitë e të ndjerit, duam apo nuk duam, janë të lidhura me botën e të vdekurve. Nëse një person ka ndërruar jetë, fotot ende e mbajnë atë të lidhur me botën e të gjallëve. Për këtë arsye, këshillohet të ndiqni rregullat e mëposhtme.

1. Fotografitë e të ndjerit nuk duhet të varen në mur, të jenë në një kornizë ose në një tavolinë. Kështu që ata nuk duhet të jenë në sy.

Besohet se nëse kjo këshillë shpërfillet, fotografia merr energjinë e njerëzve të gjallë. Nëse fotot mbahen në një album, dhe herë pas here i shikoni me nostalgji, gjithçka do të jetë mirë. Sidoqoftë, nëse janë vazhdimisht në sy, ato thuhet se mund të shkaktojnë një përkeqësim gradual të gjendjes tuaj fizike dhe emocionale.

2. Fotografitë e të vdekurve duhet të mbahen të ndara nga fotografitë e të gjallëve. Veçoni një album të veçantë për fotografitë e të ndjerit, ku gjithashtu do të mbani fotografi ku përzihen të gjallët dhe të vdekurit.

Disa madje rekomandojnë prerjen e fotove të tilla, në mënyrë që të ndajnë energjinë e të gjallëve nga energjia e të vdekurve. Gjithashtu, fotot e të ndjerit duhet të mbahen në albume të zeza ose në një qese të zezë. Në këtë portal, ata gjithashtu këshillojnë që fotot e të vdekurve të shikohen vetëm në ditët e caktuara për të përkujtuar të vdekurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat