Pas akuzave të qytetarëve, tërhiqet nga tregu reklama e famshme e kompanisë së çokollatave

Ndryshe

Pas akuzave të qytetarëve, tërhiqet nga tregu reklama e famshme e kompanisë së çokollatave

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Kompania e çokollatave ‘Snickers’, në Spanjë ka tërhequr nga tregu një reklamë dhe ka kërkuar falje për çdo “keqkuptim që mund të jetë shkaktuar”, pasi filmimi 20-sekondësh u dënua gjerësisht si homofobik.

‘The Guardian’ shkruan se në këtë video ka marrë pjesë edhe një influencer spanjoll, Aless Gibaja, i cili i përket komunitetit LGBTQI, i cili urdhëron kamarierin që t’i sjellë një “lëng sexy portokalli”. Ndërsa shfaqet kjo skenë në një beach bar, një tjetër shok i tij që është në pritje për të dhënë porosinë shfaqet i habitur.

Kamarieri i përgjigjet duke i dhënë Gibajas një çokollatë Snickers dhe pas një kafshimi, Gibaja, transformohet në një djalë me zë të trashë dhe me mjekër.

Më pas skena vijon: “Më mirë?”, e pyet shoku. “Më mirë”, i përgjigjet burri ndërsa shkruhet: “Ju nuk jeni vetvetja kur jeni të uritur.”

Reklama u kritikua shumë pasi filloi të qarkullojë në internet këtë javë, me disa që bënë thirrje për bojkot të markës. Federata Shtetërore e Lezbikeve, Gay dhe Biseksualëve ishte ndër ata që e dënuan atë, duke thënë përmes një deklarate se ishte “e turpshme dhe për të ardhur keq që ka kompani që vazhdojnë të përjetësojnë stereotipet dhe promovojnë homofobinë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat