Arrestohet pas vjedhjes së bizhuterive nga arkivoli

Ndryshe

Arrestohet pas vjedhjes së bizhuterive nga arkivoli

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Një grua në veri të Francës është arrestuar pasi ka vjedhur bizhuteri nga arkivoli, ku po qëndronte për nderime një e vdekur. Gruaja, rreth të 60-ave, ishte shoqe e viktimës.

Gruaja vodhi gjerdan, unaza dhe vathë nga e vdekura.

Familja ngriti alarmin te policia, e cila hetoi dhe shpejt identifikoi një të dyshuar: një grua që jetonte jo shumë larg ku po mbahej ceremonia e varrimit, në qytetin Lievin. Ata e ndaluan atë dhe gjetën bizhuteritë e humbura në posedim të saj.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Ata së shpejti ishin në gjendje ta lidhnin atë me vjedhjen e një portofoli nga trupi i një burri në të njëjtën shtëpi funerali, më herët në të njëjtën ditë, të martën 24 gusht.

Kur u kontrollua shtëpinë e të dyshuares, policia gjithashtu gjeti një grumbull njoftimesh të vdekjes së fundit. Të përfshira në njoftime ishin kodet e hyrjes për anëtarët e familjes për të hyrë në dhomat individuale ku preheshin arkivolet e të afërmve të tyre.

Gruaja do të dalë para gjykatës në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat