Babai e djeg të gjallë vajzën 13-vjeçare, e cila refuzoi që të martoheshin bashkë

Ndryshe

Babai e djeg të gjallë vajzën 13-vjeçare, e cila refuzoi që të martoheshin bashkë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:18
Ahmet Mohammad Dwala dhe Amara

Një refugjat në Turqi, Ahmet Mohammad Dwala,  pasi vajza e tij Amara refuzoi të martohej me të, e rrahu dhe e dogji të gjallë në tualetin e shtëpisë ku jetonin.

Në mënyrë që fqinjët mos të alarmoheshin nga të bërtiturat e vajzës, ai vuri një muzikë dhe ngriti volumin që të mbyste” të qarat e saj, përpara se të largohej nga skena e krimit me vajzën tjetër 12 vjeç.

Sipas mediave të huaja, ambulanca arriti në vendin e ngjarjes por plagët e rënda që kishte marrë ajo nga djegia, nuk e lanë të mbijetonte.

Ajo arriti të tregonte për mjekët se flakën ia kishte vënë babai dhe ishte largua , më pas u shua...

Menjëherë filloi kërkimi për babain e Amar, i cili u kap nga policia e lokale.

Policia zbuloi se burri më parë kishte vrarë dike që kishte ngacmuar dike me thikë dhe kishte djegur me vaji të nxehtë një nga ish-bashkëshortet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat