Burri thotë se po e konsideron divorcin pasi gruaja e tij po ‘traumatizon’ fëmijët me video në TikTok

Ndryshe

Burri thotë se po e konsideron divorcin pasi gruaja e tij po ‘traumatizon’ fëmijët me video në TikTok

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Në këtë ditë dhe epokë, është e zakonshme që njerëzit të filmojnë fëmijët e tyre si pjesë e trendëve në mediet sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për TikTok.

Sipas medieve të huaja, herë pas herë shihni shaka, dhe për pjesën më të madhe, ato janë të padëmshme – por për fat të keq, nuk është gjithmonë kështu.

Në fakt, veprimet e një gruaje në TikTok i kanë lënë fëmijët e saj të traumatizuar dhe burri i saj po e konsideron divorcin, por më çuditërisht nga të gjitha, ajo duket se e konsideron atë qesharake.

Burri i kësaj gruaje u ankua në Reddit derisa shpjegoi se gruaja e tij rregullisht bën video në TikTok dhe Instagram të cilat kishin të bënin me pastrimin dhe organizimin. Por, ajo kohët e fundit ka ndërmarrë shaka me fëmijët e tyre, të cilët janë gjashtë dhe njëri një vjeç.

“Një herë dëgjova vajzën time duke bërtitur dhe duke qarë sepse gruaja ime e trembte. Kjo ka vazhduar për disa javë tani. Vajza jonë gjashtëvjeçare nuk dëshiron të flejë më në dhomën e saj sepse ka frikë nga përbindëshat dhe fantazmat. Gruaja ime e nënvlerësoi atë duke thënë se do ta kapërcejë atë me kohë”, ka thënë ai.

“Kjo nuk është hera e parë që ne fjalosemi për shkak të obsesionit të saj në mediat sociale. Ajo ka ndryshuar shumë pasi ka fituar disa mijëra ndjekës. Sinqerisht po e konsideroj divorcin nëse ajo refuzon këshillimin”, ka shtuar tutje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat