Për t’i shpëtuar nga prerja, mbi 70 gra ‘martohen’ me pemët vendase

Ndryshe

Për t’i shpëtuar nga prerja, mbi 70 gra ‘martohen’ me pemët vendase

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Më shumë se 70 gra janë “martuar” me pemë për të protestuar kundër shpyllëzimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, organizatorët mjedisorë planifikuan ceremoninë në përgjigje të një kërkese planifikimi që do të ndërtojë 166 apartamente aty ku aktualisht gjenden 74 pemë, në qytetin e Bristol.

Siç bëhet e ditur, aty, çdo nuse mbante veshur fustane nusërie nga një numër i kulturave të ndryshme.

Edhe pse martesa nuk është “ligjërisht e detyrueshme”, gratë janë të sigurta se po e bëjnë zërin e tyre të dëgjohet në luftën për të ruajtur natyrën lokale.

Të martohesh me një pemë është një privilegj absolut. Nuk është vetëm një gjest sentimental, është shumë domethënës dhe simbolik”, thotë aktivistja dhe ‘nusja’ Suzan Hackett, e cila jeton në atë zonë.

Pemët janë shembuj të pastër të dashurisë së pakushtëzuar, e cila përshtatet aq bukur me të gjithë idenë e martesës. Martesa është për jetën, frymëmarrja është për jetën”.

Ndryshe, siç bëhet e ditur, vetëm në vitin 2020, Mbretëria e Bashkuar humbi 4,150 hektarë nga pyjet e saj natyrore, shpesh për të hapur rrugë për ndërtime private. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat