Krimineli fshihet nga policia nën një batanije, fotoja bëhet virale

Ndryshe

Krimineli fshihet nga policia nën një batanije, fotoja bëhet virale

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 20:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një fotografi e një krimineli që u gjet nga policia pasi ishte i fshehur nën një batanije është bërë virale në rrjete sociale.

Si një fëmijë që luan fshehurazi, këmbët e 36-vjeçarit nga Anglia ishin të dukshme pasi kishin dalë nga batanija në të cilën fshihej.

Policia e Derbyshire publikoi në rrjete sociale fotografinë e kriminelit që u arrestua.

Ai kërkohej nga policia nën dyshimin për kryerjen e një sërë vjedhjesh në zonën e South Derbyshire.

Fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat