Ajo 61 vjeç dhe ai 24, historia e dashurisë e çiftit me 37 vite diferencë po i habit të gjithë

Ndryshe

Ajo 61 vjeç dhe ai 24, historia e dashurisë e çiftit me 37 vite diferencë po i habit të gjithë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:04
Cheryl dhe Quran

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua ekskluzivisht historia e dashurisë mes Cheryl dhe Quran, çiftit amerikan që kanë plot 37 vite diferencë nga njëri-tjetri.

Cheryl 61 vjeçare, pohoi se prej gati një viti jeta e saj është lumturuar falë prezencës së Quran.

Ata ishin parë si fillim kur Quran ishte vetëm 15 vjeç dhe asokohe punonte në një biznes që manaxhohej nga djali i Cheryl.
Ndërkohë vite më pas u ritakuan në supermarket, e prej atij momenti jo vetëm që bashkëjetojnë, por edhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Ai erdhi pranë meje, më tha që jam e bukur dhe më këshilloi të mos dëgjoja mesazhet bullizuese që më vinin në rrjetet sociale”, u shpreh në një moment Cheryl.

E ndërsa Bieta dhe të ftuarit e tjerë të pranishëm e pyetën çiftin për planet e së ardhmes, Quran pohoi se për momentin po shijojnë dashurinë e tyre dhe çdo gjë do të shkojë spontanisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat