Zvogëloni faturat! Rregulloni këtë gjë në dritare dhe do ta keni shtëpinë shumë më të ngrohtë

Ndryshe

Zvogëloni faturat! Rregulloni këtë gjë në dritare dhe do ta keni shtëpinë shumë më të ngrohtë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:16
Ilustrim

“Aktivizoni” modalitetin e dimrit.

Nëse keni dritare PVC, të cilat i kanë një numër i madh njerëzish, duhet të bëni një gjë që shtëpia juaj të bëhet më e ngrohtë

Ajo që shumica nuk e dinë është se në dritaret PVC dhe në ato të zdrukthëtarisë mund të rregullohet modaliteti i verës dhe i dimrit, por, për ta bërë këtë, ju duhet të gjeni një vidë në anën e dritares ku është doreza e hapjes së dritares.

Me një çelës inbus kthejeni këtë vidë nga brenda dhe do t’i vendosni dritaret në të ashtuquajturin modalitet dimri dhe shtëpia juaj do të jetë më e ngrohtë.

Dallimi midis këtyre dy modaliteteve është se në të ashtuquajturën modalitet dimri, shtypja rritet, kështu që goma puthitet më mirë në kornizën e dritares, duke mos e lejuar ajrin e ftohtë të hyjë brenda.

Nëse nuk jeni të sigurt në cilin modalitet është dritarja juaj, mund ta kontrolloni me lehtësi – merrni një fletë letre dhe futeni në krahun e dritares.

Nëse e nxirrni lehtë, dritarja është në modalitet veror, nëse nuk mund ta nxirrni jashtë, është në modalitet dimëror.

Ajo që duhet të keni parasysh është se nuk është e këshillueshme të mbani modalitetin e dritares së dimrit gjatë gjithë vitit, sepse në këtë mënyrë gomat që janë në skaje konsumohen më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat