E çuditshme: Tri vajzat e familjes kanë lindur më 25 gusht, por nuk janë trinjake

Ndryshe

E çuditshme: Tri vajzat e familjes kanë lindur më 25 gusht, por nuk janë trinjake

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:09
Familja amerikane

Në gjashtë vitet e fundit, qytetarja nga Amerika, Kristin Lammert, e ka kaluar për tri herë datën 25 gusht në sallën e lindjes.

Ndonëse ajo e quan vetën planifikuese, shtatzënitë e saj janë një rastësi e madhe, pasi në të tri rastet, ajo ka sjellë në jetë foshnjat në të njëjtën datë.

Kur ka lindur vajza më e madhe, Sophia, më 25 gusht të vitit 2015, anëtari i vetëm i familjes që e kishte ditëlindjen në të njëjtën datë ishte qeni i tyre, Koda Bear. Mirëpo Sofia e ka festuar ditëlindjen e saj të tretë, duke mirëpritur motrën e saj Giuliana, e cila ka lindur po atë ditë. Ndërkaq, këtë vit, Sophia dhe Giuliana kanë festuar ditëlindjet e tyre duke pritur motrën e tretë, të quajtur Mia.

“Në rastin e tretë kam menduar me vete: Ky është një fat i çuditshëm”, ka thënë Lammert.

Ajo ka thënë se ka marrë shumë komente pozitive për fatin e saj, duke ndarë edhe të tjerët rastësi të ngjashme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat