Pamje të pabesueshme të peshkaqenit ‘më të vrarë të botës’, të mbuluar me gërvishtje, kafshime e prerje të thella

Ndryshe

Pamje të pabesueshme të peshkaqenit ‘më të vrarë të botës’, të mbuluar me gërvishtje, kafshime e prerje të thella

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Foto

Këto janë momentet e rralla kur ai që njihet tashmë si “peshkaqeni më i rrahur i botës” është kapur në kamera nga një kinematograf uji në jug të Australisë.

Në pamjet e shpërndara  online, krijesa 4 metra e gjatë shihet që noton qetësisht drejt filmuesit Dean Spraakman, në ujërat pranë ishujve Neptune.

Teksa kafsha noton pranë tij, dhjetra gërvishtje e plagë të të gjitha llojeve shihet që i mbulojnë trupin, në flatra, velëza në kokë e në bisht.

Filmimi 1-minutësh tregon dhe shenja kafshimesh, teksa shumica e tyre janë në anë të djathtë të peshkaqenit.

Spraakman tha se nuk kishte parë kurrë një peshkaqen në gjendje të tillë. “Është një peshkaqen i mrekullueshëm që ka kaluar ca kohë të veshtira. Unë fillimisht besoja se kafsha ishte në dhimbje, por ai notonte i qetë dhe në sjelljen e tij kishte një butësi të çuditshme”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në videon e YouTube, Spraakman tha se besonte se plagët e tij mund të vinin nga një helikë barke, ose nga një rezervat i mbyllur peshqish ton, ku peshkaqenë dhe kafshë të tjera detare kanë ngecur edhe më parë.

Ai tha: “Mirëpo vura re gjatë kalimit të tij se plagët ishin si të reja edhe të vjetra. Për fat të keq nuk mund ta dimë se çfarë i ka shkaktuar ato”.

Të tjerë sugjeronin se plagët e peshkaqenit mund të kenë ardhur nga përleshjet me peshkaqene te tjere, me peshqit e mëdhenj të sheshtë rana, ose fërkime në brigjet koralore.

Spraakman përjashtoi mundësinë e sulemve nga orkat apo gjatë çiftimit. Ai shton se filmoi pamjet në janar.

Peshkaqenët e bardhë jetojnë në brigjet dhe brezin kontinental të Australisë prej ishujve Montebello deri në perëndim dhe në ishullin e Tasmanisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat