Gruaja fitoi lotari 200 mijë dollarë në ditën kur doli në pension

Ndryshe

Gruaja fitoi lotari 200 mijë dollarë në ditën kur doli në pension

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Një grua nga Kentaki tha se e mori fatin e saj në lotari si “një shenjë”, kur fitoi çmimin prej 200 mijë dollarësh në të njëjtën ditë kur doli në pension.

Gruaja e Qarkut Floyd u tha zyrtarëve të Lotarisë se ajo e bleu biletën gërvishtëse prej 10 dollarësh në të njëjtën ditë kur doli në pension pas 36 vjetësh si infermiere.

Lojtarja shpejt zbuloi se do të fillonte pensionin e saj me një shtesë prej 200 mijë dollarësh.

“Ishte e pabesueshme,” tha ajo. “Unë sapo kisha dalë në pension atë ditë. E pashë këtë si një shenjë se duhej të lija punën”.

Fituesi vizitoi selinë e lotarisë në Louisville dhe mori në shtëpi 142 mijë dollarë pas taksave.

Dyqanit Double Kwik iu dha një bonus prej dymijijë dollarësh për shitjen e biletës fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat