Shoferët bllokojnë autostradën për të marrë paratë që ranë nga një automjeti i blinduar

Ndryshe

Shoferët bllokojnë autostradën për të marrë paratë që ranë nga një automjeti i blinduar

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa shoferë kanë bllokuar autostradën, pasi u ndalën në mes të rrugës për të mbledhur paratë që dolën nga disa çanta që ranë nga një kamion i blinduar në një autostradë të Kalifornisë Jugore.

“Një nga dyert u hap dhe çanta me para ranë jashtë,” thanë zyrtarët.

Disa çanta u hapën, duke shpërndarë para – kryesisht kartëmonedha 1 dhe 20 dollarë – në të gjitha korsitë dhe duke e çuar autostradën në një ndalesë kaotike, shkruan AP.

Në videon e publikuar në internet, shihen disa njerëz duke qeshur dhe kërcyer ndërsa mbanin tufa me para.

Dy persona u arrestuan në vendngjarje dhe u paralajmërua se të tjerët që do të zbuloheshin se i kishin marrë paratë mund të përballeshin me akuza penale.

Nuk dihet shuma e parave që humbën. Megjithatë, të paktën një duzinë njerëzish i kishin kthyer paratë që i kishin mbledhur deri të premten pasdite.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat