Tufa e derrave të egër shkaktojnë kaos në trafik në qytetin gjerman, aksidentohen disa vetura

Ndryshe

Tufa e derrave të egër shkaktojnë kaos në trafik në qytetin gjerman, aksidentohen disa vetura

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Tufa e derrave të egër ka “bredhur” gjatë të premtes në autostradën A9 në qytetin gjerman Hof në Bavari, duke shkaktuar panik dhe rrezikuar të ketë aksidente, ka njoftuar policia gjermane.

Shoferi i veturës së parë që hasi në tufën, raportohet ta ketë goditur një derr të egër.

Kjo kafshë që peshon qindra kilogramë ka ngordhur, e nga goditja kapaku i motorit ka “fluturuar”, dhe se shoferi nuk kishte mundur ta shoh rrugën para tij – duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse të betonit.

Sikur kjo të mos mjaftonte, një shofer tjetër përfundoi në trupin e kafshës duke e dëmtuar rëndë mjetin e tij motorik.

Pjesa tjetër e tufës u frikësuan, duke vrapuar në anën tjetër të autostradës, ku një shofer tjetër ishte përplasur me një derr.

Vlera e përgjithshme e dëmeve materiale kap shumën e 30 mijë eurove, ndërkaq nuk raportohet për ndonjë njeri të lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat