Gruaja në Kamboxhia martohet me lopën, pretendon se në trupin e kafshës është rilindur shpirti i burrit të saj

Ndryshe

Gruaja në Kamboxhia martohet me lopën, pretendon se në trupin e kafshës është rilindur shpirti i burrit të saj

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:26
Gruaja në Kamboxhia martohet me lopën

Një grua u martua me një lopë dhe është e bindur se kafsha është në të vërtetë burri i saj i vdekur që u rilind në trupin e lopës.

Sipas medieve të huaja, një video e çuditshme tregon Khim Hang, 74-vjeçare, duke jetuar në ‘lumturi martesore’ me lopën në shtëpinë e saj në provincën verilindore Kratie të Kamboxhias.

Khim është e bindur se kjo lopë ka “të njëjtin karakter” si bashkëshorti i saj i vdekur.

Ndonëse videoja nuk ka transmetuar dasmën, disa banorë pretenduan se kishin marrë pjesë në ceremoni.

Lopa jeton aktualisht në shtëpinë njëkatëshe të Hang-ut, derisa kjo e fundit e lë të flejë në të njëjtat jastëkë me të cilët flinte burri i saj, Tol Khut, i cili vdiq vitin e kaluar.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat