Misterioze: Qindra zogj të ngordhur, bien nga qielli pranë veturave në autostradë

Ndryshe

Misterioze: Qindra zogj të ngordhur, bien nga qielli pranë veturave në autostradë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Një ngjarje e mistershme mbizotëroi para disa ditësh në Spanjë kur 200 zogj ranë “si shi” jashtë një spitali.

Sipas medieve të huaja, incidenti thuhet se ndodhi më 26 nëntor në qytetin Ferrol në veri-perëndim të Spanjës.

Mediet lokal, raportuar për rastin, thanë se zogjtë e ngordhur, pasi ranë, goditën këmbësorët jashtë spitalit Juan Cardona, megjithëse policia konfirmoi se askush nuk u lëndua në të vërtetë.

Mapi Rodríguez, president i shoqatës së banorëve lokalë, tha për mediat lokale: “Ata dolën nga pemët në zonën e urgjencës së spitalit, fluturuan disa metra dhe ranë në trotuar.

“Zogjtë i kemi mbledhur dhe tani presim të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”, ka shtuar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat