U martua me një person më të varfër, vëllai ia pret kokën motrës shtatzënë

Ndryshe

U martua me një person më të varfër, vëllai ia pret kokën motrës shtatzënë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Policia në shtetin perëndimor indian të Maharashtra ka arrestuar një adoleshent, pasi dyshohet se i preu kokën motrës së tij më të madhe,e cila ishte shtatzënë.

19-vjeçarja, ishte martuar me një burrë pa pëlqimin e familjes së saj, thanë zyrtarët e policisë lokale.

Ajo ishte duke bërë çaj për vëllain dhe nënën e saj kur u sulmua me një drapër. Më pas adoleshenti dhe nëna e tij janë dorëzuar në polici.

Policia dyshon se kanë bërë edhe një “selfie” me kokën e gruas.

Autori i krimit u dërgua në një shtëpi paraburgimi për të mitur, pasi avokati i tij tha se ai ishte më pak se 18 vjeç. 

Viktima ishte arratisur në qershor dhe u martua me të dashurin e saj pasi familja e saj kundërshtoi lidhjen e tyre. Edhe pse të dy i përkisnin të njëjtës shtresë sociale, familja e saj nuk e miratoi martesën, pasi familja e burrit ishte më e varfër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat