Hoteli i pazakontë: Fjetja kushton vetëm një euro, por me një kusht

Ndryshe

Hoteli i pazakontë: Fjetja kushton vetëm një euro, por me një kusht

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Çmimet në hotel janë zakonisht nga 60 deri në 150 euro për një natë për person.

Hoteli në Itali ka shkuar një hap më tej në industrinë e hotelerisë – ofron një përvojë unike qëndrimi në reality show.

Stupido Hotel, tarifon vetëm një euro për natë në hotel dhe kjo ofertë vlen për dy persona në kushte të caktuara.

Kushti me të cilin duhet të pranoni është i thjeshtë dhe paksa i çuditshëm, ju merrni vetëm një euro qëndrim në hotel nëse pranoni të filmoheni 24 orë në ditë.

Gjithçka që ndodh në dhomë gjatë qëndrimit tuaj, nëse jeni dakord me të, do të jetë direkt në internet, pra do të mund të ndiqet përmes transmetimit live në rrjetet sociale. Qindra miliona njerëz do të jenë në gjendje të ndjekin dhe komentojnë gjithë qëndrimin tuaj.

Ngjarjet në hotel do të jenë të disponueshme për t’u ndjekur çdo ditë përmes rrjetit Twitch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat