Me vite “aktroi” se është i verbër, duke përfituar shuma të majme nga shteti – italiani kapet duke vozitur skuter

Ndryshe

Me vite “aktroi” se është i verbër, duke përfituar shuma të majme nga shteti – italiani kapet duke vozitur skuter

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një burrë nga Italia i cili për vite të tëra kërkoi ndihmën e shtetit për shkak se deklarohej se është i verbër, është arrestuar të premten nën dyshimin për mashtrim, pasi është parë duke vozitur skuter, shtypur butonat e telefonit dhe duke blerë nëpër qendra tregtare, raportojnë mediat italiane.

Burri nga Palermo në Sicili, kishte marrë të paktën 170 mijë euro “ndihma” nga shteti nga viti 2008, pasi pretendonte se është “plotësisht i verbër” si pasojë e një çrregullimi gjatë lindjes.

Policia financiare e Italisë, ishte paralajmëruar pasi burri në vitin 2018 kishte ripërtërirë patentë shoferin pavarësisht deklaratave për verbërim.

Gjatë marrjes në pyetje, policët dokumentuan sesi burri kishte vozitur dhe të njëjtën kohë përzgjidhte numrat në telefonin e tij – duke u zënë nëpër dyqane duke provuar rroba dhe kishte mësuar të bijën që të ngasë biçikletën.

Ky 40-vjeçar gjithashtu është parë duke vozitur skuter, shkruan Palermo Today, duke shtuar se burri kishte marrë nofkën “Berlusconi”, sipas ish-kryeministrit italian.

Ai ishte i njohur për autoritetet, pasi vitin e kaluar në gjykimin e shkallës së parë u dënua me afro 15 vite burgim, për shkak se ishte e pjesë e një grupi që inskenoi aksidente të rrejshme për të përfituar shuma të majme të parave nga kompanitë e sigurimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat