Shkoi në dyqan për të blerë çokollatë të nxehtë, fatlumi u kthye me 1 milion dollarë

Ndryshe

Shkoi në dyqan për të blerë çokollatë të nxehtë, fatlumi u kthye me 1 milion dollarë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 08:24
Gjatë blerjes, ai vendosi të merrte një kartë gërvishtëse nga Lotaria e Virginias

Denis Vilovbi nga Virginia në SHBA shkoi në një dyqan lokal për të blerë qumësht me çokollatë për fëmijët, duke mos e imagjinuar se do të kthehej në shtëpi me shumë më tepër se kaq.

Gjatë blerjes, ai vendosi të merrte një kartë gërvishtëse nga Lotaria e Virginias, e cila doli se ishte një kartë fituese me një xhekpot prej një milion dollarësh.

Vilovbi është vetëm lojtari i dytë që ka fituar çmimin më të madh për atë lojë dhe karta tjetër fituese nuk është blerë ende.

Probabiliteti për të fituar xhekpotin është 1 në 1,632,000, njoftoi Lotaria e Virginias.

Fituesi fatlum kishte zgjedhjen nëse do t'i merrte të gjitha miliona dollarët menjëherë ose do t'i paguhej kjo shumë për një periudhë 30-vjeçare.

Ai zgjodhi opsionin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat