Vendi që i trajton kafshët shtëpiake njësoj si fëmijët në rast divorci

Ndryshe

Vendi që i trajton kafshët shtëpiake njësoj si fëmijët në rast divorci

Më: 9 janar 2022 Në ora: 07:47
Kafshët shtëpiake në Spanjë do të njihen për herë të parë si qenie të gjalla

Spanja i konsideron kafshët shtëpiake njësoj me fëmijët në rast divorci, sipas ligjit të miratuar së fundmi.

“Kafshët shtëpiake në Spanjë do të njihen për herë të parë si qenie të gjalla dhe të ndjeshme dhe jo si objekte të thjeshta”, citon Reuters.

Në rast divorci, palët duhet të specifikojnë në marrëveshje se kush do të kujdeset për kafshën, kush do të përballojë shpenzimet për mirëmbajtjen e saj dhe kushtet e kujdestarisë së përbashkët.

Nëse marrëveshja është e pamundur, një gjyqtar ndërhyn për të mbikëqyrur mirëqenien e kafshës. Gjykatësi nuk do të lejojë që kafsha të qëndrojë me bashkëshortin që e keqtrajton ose e përdor si mjet hakmarrjeje.

Spanja nuk është vendi i parë që e bën këtë, disa vende të tjera evropiane që njohin kafshët si qenie të ndjeshme janë Franca, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Portugalia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat