Njerëzit që krejt papritur u zgjuan në një spital tregojnë çfarë u ndodhi

Ndryshe

Njerëzit që krejt papritur u zgjuan në një spital tregojnë çfarë u ndodhi

Më: 27 janar 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Piva aq shumë sa rashë nga kali. Në fakt ishte statuja prej metali e një kali. Ndodhi në Las Vegas.

1 . “Mua më shtypi një kamion teksa kthehesha nga puna drejt shtëpisë dhe më dërguan menjëherë në spital. U zgjova ditën tjetër, por pas 1 muaji zbulova që ishte vëllai i madh i shokut tim të ngushtë ai që më kishte aksidentuar.

2. “Isha 18 vjeç kur u bëra tapë me vodka dhe godita kokën keqazi.  Të nesërmen u zgjova dhe nuk dija as në çfarë shteti ndodhesha. Mora në telefon mamanë e shoqës sime që të më dërgonte diku tjetër vetëm që të mos rrija në spital. Një dekadë më vonë dhe unë akoma nuk fus dot në gojë pije që i ngjan asaj shije.”

3.”Ndodhi kur isha në kopësht. Mesa më kanë treguar rashë nga shkallët pasi shkela pantallonat e mia.”

4.”Kisha dalë për ditëlindjen e 21-të të një shokut tim. Filluam duke pirë dhe gjëja tjetër që mbaj mend është se e gjeta veten në një shtrat spitali.”

5. “Unë nuk vdiqa në aksidentin tim me motorr. M’u duk surprizë e këndshme kur u zgjova.”

6. “Ishte vera e 2002-it. U zgjova në shtratin e një spitali rrethuar me tuba në të gjithë krahërorin. Një natë para më kishte aksidentuar një shofer i dehur. Mjekët më kishin lidhur mirë pas shtratit që të mos i lëvizja më duart pasi më herët isha përpjekur të hiqja kartoterin.”

7. “U zgjova në një shtrat spitali pa e patur idenë çfarë kishte ndodhur. Askush tjetër s’ishte në dhomë me mua. Më vonë mësova që bashkë me një fqinjin tim ishim aksidentuar në lagjje dhe ishin prindërit që më sollën në spital, por gjejeni çfarë? Kur u zgjova kuptova që më kishin lënë komplet vetëm.”

8. “Piva aq shumë sa rashë nga kali. Në fakt ishte statuja prej metali e një kali. Ndodhi në Las Vegas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat